Obdusmani përkujton qytetarët për realizimin e të drejtës së tyre zgjedhore

Avokati i popullit bën apel që për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të gjithë të jenë të aktivizuar dhe të mos lën anash të drejtën e tyre të votës.

Dërgon apel deri te institucionet dhe të gjithë të tjerët për obligimin dhe përgjegjësinë nga krijimi i kushteve reale për mundësim, respektim dhe realizim të së drejtës së votës qytetarëve, si dhe rregullat për zgjedhje korrekte dhe demokratike. Sipas tij nëse ndaj ndonjë person do të ketë shtypje lirisht mund të kontaktojnë me avokatin e popullit.

“Vetëm me realizimin e të drejtës së votës në mënyrë të njëjtë në zgjedhje të përgjithshme, të drejtpërdrejta dhe të lira fitohet legjitimitet i pakontestueshëm dhe real. Secili ka të drejtë të prononcohet për opsionin e tij madhe pa pësuar kurrfarë pasojash. Askush nuk guxon në emër të tyre, përmes formave të ndryshme të presioneve, shantazheve dhe kërcënimeve të vendosë. Qytetarët nuk guxojnë të heshtin, përkundrazi duhet të kenë aktiv, sepse me paraqitjen në kohë të parregullsive nga çfarëdolloj e mbrojnë të drejtën e tyre, ndërsa njëkohësisht kontribuojnë për demokratizimin e procesit zgjedhor në tërësi” thuhet në njoftimin e avokatit popullor.