Të shtëna të reja në Paris, dy polic plagosen

Sot në mëngjes në Paris u plagosën dy polic, kur një burrë i armatosur në Port de Shation, duke tentuar që të largohet në stacionin e metrosë.
Siç bëjnë të ditur mediat franceze, indicidenti ka ndodhur rreth orës 7 të mëngjesit, në afërsi të stacionit të metros. Tani për tani nuk dihen të shtënat a janë të lidhura me masakrën e djeshme të 12 viktimave të magazinës satirike “Charlie Hebdo”, që e kryen ekstremistët islamik.
sipas informacioneve të para, njëri nga policët e plagosur është në gjendje të rendë.

Policia akoma është në ndjekjeje të terroristëve që qëndrojnë pas masakrës. Gjatë natës janë kryer disa arrestime, kumtoi kryeministri i Francës Manuel Vals.
This is the policeman who #CharlieHebdo terrorists executed on sidewalk. His name was #AhmedMerabet. He was a Muslim pic.twitter.com/WgS07Nmt4t
— Trita Parsi (@tparsi) January 8, 2015
Policia publikoi fotografi nga dy të dyshuarit kryesor, kurse perosni i tretë i cili ka qenë në hetim vet është dorëzuar. Tetëmbëdhjetë vjeçari Hamid Murad vetë është dorëzuar në polici, pasiqë në lajme ka dëgjuar emrin e vet, informuan autoritet gjyqësore. Megjithatë, përndjekja masovike pas dy të dyshuarve, vëllezërit Said dhe Sherid Kuaçi, akoma vazhdon. Me mijëra polic kontrollojnë çdo cep të Prasit.