LQMM në Shtip ka ndaluar gazetaren e “Kanal 77” të ndjek tubimin

Protestuesit e LQMM i kanë ndaluar gazetares së radios nacionale “Kanal 77”, Vanja Micevska që t’i ndjek protestat.

Në momentin kur u është bashkëngjitur, njëri nga protestuesit i ka thënë që të largohet dhe të kaloj në anën tjetër të lumit.

Micevska thotë se është legjitimuar dhe ka kërkuar që pa pengesa të kryej punën e saj, por ka intervenuar një polic, i cili ka siguruar protestën dhe i ka thënë që të dëgjoj dhe të largohet.

Nga “Kanal 77” thonë se për incidentin në fjalë do t’i njoftojnë shoqatat e gazetarëve.