A do të gjejë Samaras 20 deputetë për 12 ditë?

President apo zgjedhje të parakohshme parlamentare në janar. Ky është qëndrimi I kryeministrit grek Andonis Samaras pas rrethit të pare të djeshëm të votimit në parlamentin grek. Samaras nuk planifikon të ndryshojë kandidat, as siç duket do të pranojnë idenë për consensus nacional për votim të kryetarit me kushte të kandidatëve të pavarur, pa marrë parasysh përkrahjen e vogël prej vetëm plus pesë vota përskaj 155 në koalicionin qeveritar që e fitoi dje Stavros Dimas.

Edhe pse askush nuk priste rrethin e pare të votohej për kryetar, qeveria priste sëpaku përkrahje pak më të madhe që do t’i inkurajonte se në rrethin e tretë mund të arrijnë deri te 180 deputetët për t’u votuar Dimas. Pas rezultateve të djeshme, edhe më e lartë është brenga dhe dilemma nga ku do të vijnë  20 deputetët plotësues. Edhe pot ë ketë sukses në përpjekjen që të fitojë ndonjë votë të pavarur, analistët komentojnë se përsëri është e vështirë të mblidhen gjithsej 20 deputetë.

-Që të vijë deri të numri prej 180 votave të nevojshme, Samaras dhe PASOK do të duhet të ndajnë Grekët e Pavarur dhe Të majtën demokratike dhe të bindin deputetët e tyre ta përkrahin Dimasin. Për momentin kjo është e pamundur-komentojnë analistët grekë për “Meta”.

“Thyerja” e Grekëve të pavarur dhe Të majtës demokratike u bë edhe më e vështirë pas deklaratave të tyre se rrethi I pare shpie kah zgjedhjet e reja, si dhe ftesa e Panos Kamenos për Samaras që ta lëshojë përfundimisht Greqinë. Kamenos, pas takimit të tij me Konstantin Micotakisin në mëngjes, përmendi se  mund të ketë konsensus kombëtar për çështjet e mëdha greke, por vetëm pasi do të kalojnë zgjedhjet parlamentare.

M.P.