Ivanov anulon vizitën në Australi

Presidenti i R. së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov sot ka marrë vendim për anulimin e vizitës së Australisë, njoftojnë nga kabineti për agjencinë e lajmeve MIA.

Prej atje shtojnë se gjendja politike në vend dhe tensionet mes BE-së dhe Turqisë për ndërprerjen e marrëveshjes për refugjatët janë arsyet pse Ivanov anulon vizitën për në Australi, ku siç thonë nga kabineti i tij, është planifikuar të ketë vendim me kreun shtetëror, me përfaqësuesit e grupit maqedonas- australian për miqësi në Kuvendin e Australisë si dhe me përfaqësuesit e komunitetit maqedonas.

Ivanov për momentin gjendet për vizitë dyditore në Azerbejxhan si pjesë e Forumit të pestë global në Baku.

Mungesa e Ivanovit në vend, në moment të atmosferës së tendosur dhe bllokimit institucional, hasi në kritika tek opinioni. LSDM akuzoi presidentin se po luan lojë të rrezikshme me sigurinë dhe stabilitetin e shtetit sepse në kohë kur Maqedonia ballafaqohet me një krizave më të mëdha politike dhe institucionale, ai vendos të largohet nga shteti.