Bankat greke u rihapën, kurse në dyqane shkalle e re TVSH- së

Bankat greke janë rihapur pas mbylljes tre-javore, që synonte parandalimin e shpenzimit të parave të gatshme në vend. Megjithatë, kufizimet në transaksionet dhe tërheqjen e parave mbesin. Kufizimi ditor është 60 euro tërheqje nga bankomatët; grekët mund të tërheqin deri në 420 euro në javë. Shumë mallra do të shtrenjtohen për shkak të një rritjes së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar që Parlamenti e miratoi më 16 korrik, si pjesë e masave shtrënguese të vendosura në Greqi nga kreditorët e saj. Qeveria gjithashtu pritet të paguajë 4.2 miliardë euro në Bankën Qendrore Evropiane më 20 korrik, në sajë të një kredie afat-shkurtër prej 7.16 miliardëve të ofruar nga Bashkimi Evropian më 17 korrik.

TVSH-ja prej 1 për qind për hotelet, mbeti e pandryshuar, kurse për librat, ilaçet, biletat për manifestimet kulturore është ulur në 6%