fbpx

Bogov: Nuk ka nevojë për ndihmë nga jashtë për shkak të krizës greke

-

Për ta parandaluar ndikimin eventual nga kriza në Greqi, bankat e vendit nuk kanë nevojë për ndihmë nga jashtë, por qasja deri tek instrumentet për ri- financim të BQE-së mund të shërbejnë si mbështetje e mirë nëse është e nevojshme, vlerëson guvernatori i Bankës popullore të RM-së.

“Nuk pres që Maqedonia të ketë nevojë për ndihmë nga jashtë. Besojmë se sistemi bankar vendor është rezistues, por çdoherë është mirë të kemi opsione të hapura” thotë Bogov për “Reuters”.

Por guvernatori shton se nuk është e qartë nëse instrumentet e Bankës qendrore evropiane do të zbatohen edhe në vendet jashtë BE-së.

“Nëse zbatohen, do të ishte mbështetje e përkryer” thotë Bogov.

BQE paralajmëroi se do t’i përforcoj kapacitetet dhe mundësitë për mbështetje financiare në Bullgari, me çka do të mund t’ju ndihmohet vendeve tjera në rajon që të ndalohet bartja e krizës greke.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.