“Freedom House”: Nga vend pjesërisht i lirë, Maqedonia shndërrohet në vend jo të lirë

Sipas raportit të fundit të “Freedom House” për lirinë e mediave, statusi i Maqedonisë nga vend “pjesërisht i lirë” është shndërruar në “vend jo i lirë” për shkak të përgjimeve të zbardhura, korrupsioni i funksionarëve dhe pronarëve të mediave.

“Skenë mediatike është e polarizuar. Autocensura te gazetarët është dukuri e shpeshtë, sidomos për shkak të presionit nga pronarët e mediave për interesa politike. Gazetarët paguhen shumë pak dhe ballafaqohen me kërcënime. Ligji për qasje të hapur deri në të dhënat me karakter publik zbatohet në mënyrë të pabarabartë dhe selektiv” thuhet në raport.

“Freedom House” vlerëson se Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë (AGM) është i lidhur me pushtetin ndërsa SHGM më shumë anon nga opozita.

padot na slobodata na mediumite

Sipas raportit, pjesa më e madhe e mediave private janë të lidhur me interesa politike apo të biznesit që ndikojnë në përmbajtjen e tyre ndërsa mediat shtetërore kanë tendencë për mbështetjen e pozicioneve qeveritare.

“Servisi publik Radio- Televizioni maqedonas (RTVM) injoroi skandalin e përgjimeve ndërsa regjistrimet që u zbardhën zbulojnë ndikimin e drejtpërdrejtë të qeverisë në informimin e servisit publik. Maqedonia ka shumë të madh të mediave të shkruara dhe elektronike për popullin e vet, por mediat dhe gazetat pro- qeveritare kanë pozicion dominues në treg” vlerëson “Freedom House”.

Raporti tregon se gazetarët ballafaqohen me paga të ulëta, mungesë sigurie në vendin e punës si dhe me kushte të rënda për punë.