Për shkak të temperaturës shumë të ulët, është regjistruar 30% shpenzim më i madh i energjisë elektrike krahasuar me periudhën para pesë viteve, thuhet në njoftimin e SH.A ELEM.
“Të gjitha kapacitetet në dispozicion për prodhimin e energjisë elektrike të SH.A ELEM janë futur në proces. Një pjesë e sasive sigurohen nga tregu i lirë në përputhje me rregullat ekzistuese dhe procedurat e miratuara nga KRE” theksojnë nga kompania.
Prej atje shtojnë se gjatë ditës kur ka kërkesë më të lartë, dje kanë marrë 3600 megavat/ orë energji elektrike përmes kompanive të licencuara për tregti me energji elektrike.
“Furnizimin që e bën SH.A ELEM është me çmim mesatar prej 101,43 euro për megavat/orë dhe është më e lirë krahasuar me energjinë që shitej në bursat e rajonit. Kushtet e motit nga të cilat janë goditur vendet e Evropës Juglindore dhe Qendrore, drejtpërdrejtë ndikojnë edhe në çmimet e këtij energjensi. Gjatë ditës së djeshme, në bursën e Hungarisë një megavat/ orë energji elektrike në periudhat e konsumit të rritur shitej për 126,3 euro, në bursën e Bullgarisë 123 euro ndërsa në atë të Serbisë për periudhën e njëjtë çmimi ishte 140,3 euro” shpjegojnë nga ELEM.
Nga kjo kompani më tej thonë se furnizimi i energjisë elektrike, që bëhet në këtë periudhë, nuk do të ndikoj në çmimin e energjisë elektrike për amvisëri dhe bizneset e vogla.
Termo- elektrana “Bitola 3” presin që të funksionoj në 72 orët e ardhshëm.