“Brima Galup”:33,3 % do të votonin VMRO – DPMNE-në dhe 14,7% LSDM-në

Një numër i madh i qytetarëve ende nuk kanë vendosur se për kë do të votojnë, në rast se mbahen zgjedhjet javën e ardhshme, tregon anketa e bërë nga “Brima Gallup”.

Numri i atyre që nuk kanë vendosur është mbi 40%.

Anketa prognozoi një fitore bindëse të VMRO-DPMNE dhe Nikolla Gruevskit. 70.2% e maqedonasve mendojnë se VMRO­-DPMNE ka një përkrahje të fuqishme nga qytetarët, përkundër 11.2 përqind të cilët mendojnë se LSDM­ja ka përkrahjen e qytetarëve.

Madje, 55.9 përqind vlerësojnë se VMRO­-DPMNE do të jetë fituese e zgjedhjeve të ardhshme, përkundër 12.1 përqind të cilët mendojnë se fitues do të jetë LSDM­ja.

Sipas kësaj ankete Nikolla Gruevski edhe më tej ngelet politikani me besimin më të madh te qytetarët, me 32.3 përqind, para Zoran Zaevit i cili ka përkrahjen e 9.1 përqind të anketuarve.

Kjo anketë është realizuar në teren në periudhën nga 29 tetori deri me 3 nëntor të vitit 2015.