Nëse nesër do të mbaheshim zgjedhjet, VMRO DPMNE dhe LSDM do të ishin të barabartë, tregon anketa më e re e Agjencisë “M- Prospekt” e bërë me porosi nga televizioni Telma. Për VMRO DPMNE-në do të votonin 23,3% ndërsa për LSDM-në 23%.
Ndryshimi i vetëm do të ishte tek partitë shqiptare. Nëse tani do të mbaheshin zgjedhjet, Besa do të barazohej me BDI-në gjegjësisht do të kishte 3,5% ndërsa BDI 3,3%. Aleanca do të kishte 1,5%, PDSH, 2,2% ndërsa të papërcaktuar janë 33,4%.
Sipas sondazhit, parti udhëheqëse në bllokun shqiptar është LSDM për të cilën do të votonin 204,4%. Për BDI-në 14%, Besën 15%, PDSH-në 10 dhe Aleancën për shqiptarë 6%.
Votuesit maqedonas përparësi i japin VMRO DPMNE-në ose 30,6%, përkundër 23,8% për LSDM. Për dallim nga shqiptarët, tek maqedonasit askush nuk do të votonte për parti të bllokut shqiptar.
Hulumtimi ka treguar se pjesa më e madhe e qytetarët nuk shohin dalje nga kriza politik me zgjedhje të reja. Shumica ose 56,5% janë kundër zgjedhje të reja, përkundër 38,6% të cilët sërish do të votonin.
Qytetarët zgjidhje më të mirë për formimin e qeverisë së ardhshme, pasi Gruevski ktheu mandatin, shohin në koalicionin e gjerë në të cilin do të hynin të gjitha partitë. Për koalicion të gjerë janë përcaktuar 30,2% nga të anketuarit. Tre për qind më pak ose 27,3% konsiderojnë se qeverinë e ardhshme duhet ta formojë LSDM ndërsa më pak apo 23,5% duan qeveri në krye me VMRO DPMNE-në.
Për nga përkatësia etnike, edhe maqedonasit edhe shqiptarët, janë përgjigjur me përqindje identike apo 30%, se zgjidhja më e mirë për formimin e Qeverisë është koalicioni i gjerë.
Anketa është zhvilluar përmes telefonit në periudhë prej 4 deri 10 shkurt dhe në të janë përfshirë 1000 persona.