Ivanov nga ambasadorët evropian pret të ndihmojnë në pajtimin nacional

Presidenti Gjorgje Ivanov sot është takuar me ambasadorët e vendeve- anëtare të BE-së në Maqedoni, me të cilët ka biseduar për anëtarësinë e Maqedonisë në BE dhe krizën e refugjatëve.

Nga kabineti i presidentit njoftojnë se Ivanov ka shprehur pritje se menjëherë pas zgjedhjeve të parakohshme, BE dhe vendet- anëtare konkretisht do të ndihmojnë në realizimin e proceseve të domosdoshme.

Kabineti i Ivanovit njoftojnë se ambasadorët evropian i kanë përshëndetur thirrjet e presidentit Ivanov për pajtim nacional dhe kanë rënë dakord se pajtimi është çështja më urgjente nga të gjitha proceset në Maqedoni.