Vuçiq: Serbia nuk përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë

Serbia nuk përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë, ka deklaruar sot kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, i cili është në ditët e fundit të mandatit kryeministror dhe së shpejti pritet të merr postin e presidentit të Serbisë.

“Atje jeton një popull miqësor të cilit i dëshirojmë qetësi dhe stabilitet”, ka thënë Vuçiq pas vizitës së basenit të minierës “Kolubara”.

Ai më tej tha se Serbia është vend i vogël ku është e rëndësishme rajoni të jetë i qetë dhe stabil.

“Për ne është e rëndësishme të jetë e qetë, Ballkani të jetë i qetë. Është e jona që ta ruajmë stabilitetin në vend”, tha Vuçiq.