Abrogohet Ligji për kontribute të honoraristëve. Propozimi kaloi dje në seancë qeveritare.

Sipas Ministrit të financave, Zoran Stavrevski,  abrogimi i pagesës së kontributeve për honoraristët bëhet  për shkak se “ me masa të tjera të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë janë shterur të gjitha efektet që ishin paraparë të arrihen”.

“Maqedonia punëson” i cili mundëson lirim në periudhë prej një deri në pesë vjet nga pagesa e kontributeve për personat të cilët do të punësohen nga ana e sektorit privat dhe me këtë praktikisht rreth 4.000 persona në R.M. e kanë fituar statusin e marrëdhënies së rregullt të punës dhe për ta paguhen kontributet edhe për sigurimin pensional edhe për atë shëndetësor”, theksoi Stavrevski.

Ai përkujtoi se obligimi për pagesën e kontributeve është që personave të cilët janë me kontratë mbi vepër, kontratë autoriale dhe kontrata të tjera të ngjashme të mund të paguajnë kontribute dhe me atë të zgjidhin çështjet e shfrytëzimit të shërbimeve në sistemin shëndetësor dhe kur të vijë koha e pensionimit gjithashtu me pagesën e kontributeve të kenë mundësi të fitojnë pension, por edhe të rritet niveli i pensionit. Në përgjithësi vlerësoj se ky ligj me të cilin u vendos obligimi për pagesën e kontributeve u vendos që personat të mund t’i realizojnë të drejtat e tyre ndërsa nga ana tjetër të trajtohen në mënyrë të barabartë si persona me marrëdhënie pune.

Para një viti, që Qeveria miratoi ligjin për kontribute të honoraristëve, pas çka kishte një varg protestash të organizatave joqeveritare dhe sindikaliste. Paralajmëronin se kjo do të jetë goditje shtesë ndaj standardit të qytetarëve. Një pjesë e opinionit paralajmëroi se për shkak të taksave të rritura do të ulet fuqia blerëse e mbi 100 mijë qytetarë që mund të ndikojë në mbledhjen e tatimit të vlerës së shtuar. Sipas të dhënave të FMN-së, brenda 6 muajve të parë, qeveria ka mbledhur 10 deri në 15% më pak TVSH nga ajo që është planifikuar.