“Meta” në Kumanovë: “Lagja e Trimave” si Bejruti

Sot në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë ku këtë fundjavë u zhvillua luftë e vërtetë, është qetë. Rrugët janë përplot me njerëz.

Nga luftimet janë dëmtuar rreth 30 shtëpi. Ato që s’mund të kthehen nëpër shtëpitë e tyre, do të akomodohen tek familjarët.

Banorët thonë se më herët s’kanë mundur të vërejnë kurrfarë lëvizje të njerëzve të armatosur.

Ka pasur sigurim shtesë të policisë, për të cilët banorët kanë thënë se janë për shkak të protestave.