Tevdoski: Qëllimi ynë është të fitojmë pabarazinë

Kryetari i Komisionit për çështje ekonomike, Dragan Tedovski nga LSDM-ja  në konferencën e sotme për shtyp deklaroi se qëllimi i tyre është që të fitojnë pabarazinë në shoqëri dhe të rikthehet klasa e mesme.

Ai kujtoi në katër shtyllat e “Vizioni për Maqedoninë”.

–  Shtylla e parë parandalon keqpërdorimin e resurseve shtetërore nga një grup i vogël në pushtet. Shtylla e dytë mundëson rishpërndarjen e të ardhurave nga më të pasurit për shumicën e qytetarëve të varfër. Shtylla e tretë mundëson paga korrekte dhe punësim nëpërmjet asistencës shtetërore për kompanitë e vendit. Shtylla e katërt mundëson lartësimin e sferave më të rëndësishme të shoqërisë, siç është arsimi dhe shëndetësia edhe atë sipas modeleve evropiane- deklaroi Tevdovski.

Siç njoftoi në parti punojnë edhe për shtyllën e pestë “Ndërtojmë shoqëri”.