Të gjithë duan të përfitojnë nga tragjedia e Parisit

Miliona njerëz në botë në rrjet dhe mediat publikuan ,,Je suis Charlie,,(Unë jam Sharli),duke u identifikuar me sloganin i cili në vete jep porosinë ,,Unë jam i lirë, nuk kam frikë,,.

Fraza “Unë jam Sharli” është vepër  e artistit Zhoashim Ronsa , i cili pas sulmit që ju bë  tuiter-profilin e  tij publikoi fotografinë  e famshme, në të cilën slogani është i shkruar me fontin  e revistës satirike parisiene. Ajo u bë fotografia me  publikuar në të rrjetet sociale.

Më tepër se 50 francezë, një australiane dhe një bel tentuan t’i patentojnë  fotografinë dhe sloganin.

Biznesmeni  belg  Janik Ujterhagen, 24 orë pas ngjarjeve tragjike të javës së kaluar në Paris, shtroi kërkesë për mbrojtjen e frazës për përdorimin e mjeteve për pastrim , preparateve për tualet, prodhimeve  të letrës , veshje, lojëra, pije, reklama dhe telekomunikime.

Australiania Greta Grosberg, e cila qëndron pas kompanisë për aksesorë të modës  “Fastlink” shtroi kërkesë që të patentohen dy frazat “Je suis Charlie”(Unë jam Sharli) dhe “Charlie Hebdo”(Sharli Ebdo) një javë pas sulmeve në Paris ku vdiqën 17 persona.

Grosberg për gazetën vërtetoi “Australian”që ka dorëzuar kërkesë për patentim dhe  publikim e cila është e befasuar që disa e konsiderojnë vendimin e saj të. Ajo thotë që për momentin nuk ka plane të veçanta se si do ti shfrytëzojë frazat mbrojtëse.

Ronsa është e tmerruar nga tentimet e tilla dhe thotë që vetëm një organizatë, HBO “Reporter pa kufij” ka fituar leje që ta përdorë fotografinë e saj. Ai tashmë është konsultuar  me avokatë që ta ndalojë përdorimin komercial të sloganit.

-Veç fakti që slogani i cili është i mbushur me aq shpresa, do të bëhet pronë e askujt është diçka e tmerrshme. Dëshiroj kjo porosi të mbetet e pastër. Katër milionë njerëz të rrugëve të Parisit e brohorisnin porosinë. Ajo brohoritej nëpër rrugët e Londrës, Nju Jorkut dhe gjithandej nëpër botë. Do të  zhgënjehem nëse dikush dot t tentoj të përfitoj nga slogani –shprehet Ronsa.

Ekspertët për të drejtën e patentës janë të ndarë dhe përkushtohen këtyre kërkesa. Disa prej tyre mendojnë që kërkesat do të refuzohen sepse janë në kundërshtim me politikën publike dhe principeve  të pranuara morale të Direktivës për marka tregtare. Megjithatë, sipas disa ekspertëve, për dallim nga markat e tjera tregtare të cilat janë drejtpërdrejtë të lidhura me tragjedinë, ky slogan nuk përmban asgjë nënçmuese dhe poshtëruese. Ata theksojnë që slogani ka konotacion pozitiv dhe është reflektim të lirisë së shprehjes  dhe produkt i lëvizjes për mbrojtje të lirisë së të folurit dhe luftë kundër terrorizmit, e cila u paraqit pas ngjarjeve tragjike.