fbpx

BFI-ja dënon sulmin terrorist në Paris

-

Bashkësia Fetare Islame sot doli me reagimin ku kategorikisht thotë se dhuna nuk është pjesë e islamit, duke aluduar në sulmin terrorist të redaksisë së magazinës satirike “Charlie Hebdo”, ku 10 gazetarë dhe dy policë u vranë.

“Me hidhërim të madh  morëm lajmin për sulmin terrorist në Paris, Francë. Sekretet i di vetëm Allahu i madhërishëm, por siç thuhej në opinion, në bazë të parimeve islame, ne dënojmë këtë akt , sepse është larg parimeve dhe mësimeve të islamit, të cilën burojnë nga Kurani. Prandaj, ne ashpër i dënojmë këto dukuri dhe ftojmë të gjithë kriminelët pa dallim të ngjyrës, kombit, religjionit të dalin para drejtësisë, sepse jemi të bindur se nuk ka religjion në botë  që arsyeton këto aksione. Gjithashtu, familjeve të viktimave dhe të gjithë popullit  iu shprehim ngushëllime të sinqerta”, thuhet në reagimin e BFI-së.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.