Të gjitha shifrat e Gruevskit nga mitingu në Shtip

Tribunat që VMRO DPMNE i mban nëpër qytete të ndryshme, kryeministri i shfrytëzon që të rikujtoj për atë që kanë bërë dhe për atë që në të ardhmen Qeveria do ta bëjnë.

Fjalimet e liderit dhe partisë janë të (stër)mbushura me shifra, që shpesh, për shkak se janë shumë, vështirë edhe mund të ndiqen.

Ja shifrat (gjithsej 43) që kryeministri i paralajmëroi në Shtip.

  • 100 % dëmshpërblim për të gjitha vendet e goditura nga vërshimet;
  • 6 fabrika të reja (4.500 vende pune);
  • 3 fabrika të reja (750 vende pune);
  • 100 milion ero për sistemin e ujit “Zletovic”;
  • 200 punësime të reja në fabrikën “Jonson Contol” në rrethinën e Shtipit;
  • 500 hektar tokë bujqësore do të pajiset me sistem për ujitje;
  • 90 milion euro për subvencione;
  • 4.000 denar për kokë për çdo blegtor i cili do të paraqet humbje nga sëmundja e gjuhës së kaltër;
  • 15 milion euro subvencione bujqësore;
  • 600 punësime në fabrikën “Technical tekstil”;
  • 2.000 vende të reja pune në zonën teknologjike- industriale Koçani- Vinicë;
  • 10 % rritje të ndihmës sociale;
  • 20. 000 deri 25.000 punësime me paletën e masave për punësim, ku për të gjitha grupmoshat, por në veçanti për kategorinë e rrezikuar të qytetarëve, sigurohen risi të veçanta për nxitjen e punësimeve të reja;
  • 3.000 qytetar do të fitojnë vend pune me masën e punësimit të vullnetarëve dhe qytetarëve që janë të punësuar me kontratë në vepër;
  • 542 ilaçe me çmim më të ulët;
  • 10.000 persona të uniformuar do të përfshihen me rritjen e pagave të të punësuarve në MPB. Rritja do të jetë për rreth 3000 denarë për çdo punëtorë në nivel mujor;
  • 200 punësime të reja në kompaninë “Activa automotiv” “;
  • 15 milion euro investim në industrinë automobilistike dhe 300 vende të reja të punës;
  • 40 milion euro investim dhe të paktën 250 punësime të reja në kompaninë “Kondevo” nga Italia;
  • 47 km aks rrugor Shkup- Shën Nikoll- Shtip;
  • 26 km në aksin Veles -Kadrifakov;
  • 10 km ndërtim të aksit rrugor Karbincë-Zrnovcë-Vinicë;
  • 30 km Koçani-Kamenicë-Delçevë;
  • 60 milion euro për ndërtimin e rrugës ekspres Shtip- Radovish;
  • 14 milion euro për rrugë lokale dhe rajonale në Shtip dhe rrethinën;
  • 8 milion euro për ndërtim dhe riparim (po realizohen) të infrastrukturës rrugore në lindje të siguruara nga Banka Botërore dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim;
  • 75 milion dollarë për ndërtimin e 60 km rrjet gazsjellësi;
  • 3 milion euro për projekte për rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në rajonin lindor;
  • 100 punësime të reja në shëndetësi;
  • 10 makina të reja për ndihmën e parë mjekësore;
  • 5milion euro për pajisje në spitalin e Shtipit;
  • 10milion denarë për rinovimin e spitalit në Koçani;
  • 20milion denar për pajisje të re në spitalin e Koçanit;
  • 8punkte për projektin “Mjek rural”;
  • 34milion euro për spital të ri klinik në Shtip;
  • 3.900pensionist kanë qenë në banjë;
  • 1milion euro është shuma e përgjithshme të borxheve të shlyera për familjet e këtij rajoni;
  • 9 milion euro për ndërtimin e 55 shkollave, tetë sallave të sportit dhe tetë terrene të përgjithshme të sportit.