Selmani: Nuk do të marrim pjesë në lojën pa kufi të partive

Ne kërkuam reforma të vërteta në media ndërsa nënshkruesit e Marrëveshjes së Përzhinës na porositën farsë politike. Edhe njëherë përsëris se nuk do të marrim pjesë në lojën pa kufi të partive” shkroi kryetari i SHGM-së, Naser Selmani në profilin e tij në Facebook.

Ndryshe, organizatat e gazetarëve në takimin e djeshëm me krerët e LSDM-së opozitare kategorish kanë refuzuar të marrin pjesë në konsultimet për formimin e trupit ad- hok dhe emërimin e kryeredaktorit të RTVM-së, mëson “Meta”.

Zv- kryetarja e LSDM-së, Radmila Sheqerinska ka biseduar me përfaqësues të Këshillit të etikës në media (KEM), Sindikatën e gazetarëve dhe punonjësve të mediave (SGPM), Institutin maqedonas për media (IMM) për mënyrën dhe konceptin e zgjedhjes së anëtarit të trupit ad-hok dhe kryeredaktorit të servisit publik. Në takimet janë ftuar edhe përfaqësues të SHGM-së, të cilët kanë refuzuar takimin.

“Po më pyesin kolegët për konsultimet e djeshme të LSDM-së me organizatat e gazetarëve për trupin ad-hok në Agjencinë e mediave. Unë jam në pushim, por edhe sikur të isha në Shkup, nuk do të shkoja” shkroi Selmani.