“Për arsye të sigurisë” Delegacioni i BE-së anuloi takimin me OJQ-të

Delegacioni i BE-së në Maqedoni për arsye sigurie anuloi takimin me organizatat joqeveritare që u caktuar për sot në orën 10. Një pjesë e OJQ-ve pranuan të marrin pjesë në konsultimet me ambasadorët ndërsa një pjesë anuluan pjesëmarrjen.

“Delegacioni i BE-së edhe më tej ngel e hapur për bashkëpunim me sektorin joqeveritar, shkurtë njoftuan nga ky institucion.

Rreth 20 organizata joqeveritare dje paralajmëruan tubim para delegacionit të BE-së ku duhej të njoftojnë se nuk do të marrin pjesë në konsultimet sepse në to është ftuar edhe Lëvizja qytetare për mbrojtjen e Maqedonisë (LQMM) të cilët angazhohen për zhvlerësimin e organizatave joqeveritare dhe civile.

Me siguri për shkak të mundësisë që tubimi të përshkallëzohet në protestë, delegacioni anuloi takimin me OJQ-të.