Gruevski : Janë shlyer borxhet e 13.100 qytetarëve

Janë shlyer borxhet e 13.100 qytetarëve që kapin shifrën prej 25 milion eurove, deklaroi sot kryeministri Gruevski.

“Procesi po zhvillohet me sukses. 25 milion euro, t’u falen personave nga kategoritë e prekura që kanë vështirësi serioze për t’i shlyer borxhet, është me të vërtetë ndihmë serioze për këto familje. Atë që e premtuam në zgjedhjet e kaluara, mund të them se është realizuar 90%” tha Gruevski në vizitën e tij në Dojran.