Dimitriev: Data për zgjedhje është pjesë e Marrëveshjes së Përzhinos

“Data e zgjedhjeve është e përcaktuar dhe votuar nga partitë politike në Kuvend dhe është pjesë e Marrëveshjes së Përzhinos. Tani për tani nuk shoh arsye kjo datë apo ligji të jetë diskutabil” theksoi sot kryeministri për zbatimin e zgjedhjeve, Emil Dimitriev në Qeveri, në pyetjet e gazetarëve.

“Konsideroj se duhet të përmbahemi në atë që e kemi arritur si marrëveshje dhe është votuar në R. e Maqedonisë” tha Dimitriev.