Besa nuk do të ngrit padi, dyshon në pavarësinë e Gjykatës administrative

Besa nuk do të ngrit padi deri në Gjykatën administrative pas vendimeve të KSHZ-së që të hidhen poshtë shtatë nga tetë ankesat lidhur me procesin gjyqësor.

“Organet e partisë kanë vlerësuar që mos të ngriten padi pranë Gjykatën administrative sepse dyshojnë në pavarësinë e saj dhe para kohe e dinë vendimin e saj” deklaroi për “Meta” zëdhënësi i lëvizjes Besa, Organ Murtezani.

KSHZ pranoi ankesën e Besës dhe shfuqizoi votimin në një vendvotim në Gostivar, ku person tjetër është nënshkruar në vendin e Fatime Sulejmanit, që u konstatua edhe nga grafologu zyrtar.

Nga LSDM tani për tani nuk ka shifër zyrtare për paditë e ngritura pranë Gjykatës administrative. Zëdhënësi i socialdemokratëve, Petre Shilegov, njoftoi se gjatë ditës do të dalin me njoftim apo do të kenë konferencë shtypi.

Në ndërkohë, skadon afati 24 orësh për padi deri në Gjykatën administrative. Pas dorëzimit së padive, pesë gjykatës të Gjykatës Administrative, të emëruar me short, në afat prej 48 orëve në seancë publike duhet të vendosin si do të vendosin lidhur me paditë ndërsa vendimet në afat prej 24 orëve duhet të publikohen në faqen e Gjykatës si dhe në faqen e KSHZ-së. Vendimet e Gjykatës administrative duhet të përmbajnë edhe mënyrën e votimit të çdo gjykatësi në veçanti.