Angellov proteston para Prokurorisë Publike

Drejtuesi i ‘Dinjitet’-it Stojançe Angellov, i shoqëruar edhe nga dhjetëra persona tjerë protestuan edhe sot para prokurorisë publike duke kërkuar dorëheqjen të parit të këtij Institucioni Marko  Zvërlevski.

‘Kërkojmë që të na njoftojnë në bazë të çfarë vendimi të tyre kanë dërguar kumtesë nëpër media, me çka në mënyrë jo formale i ndalojnë RTVM-së që të publikojë  materiale të plasuar nga opozita. E rikujtojmë prokurorin se në RTVM2, çdo ditë mund të dëgjohet incizime të publikuara nga opozita. Si mundet që në medium të njëjtë, në programin e dytë të publikohen kurse në të parin jo. A është dallimi aty se në servisin e dytë e kontrollon BDI-ja, ndërsa të parin VMRO-DPMNE-ja? Nëse nuk dorëhiqet Zvrlevski, unë vetë do ta largojë me përkrahjen e këtyre qytetarëve”, deklaroi Angellov.

Protestuesit e tubuar para prokurorisë, të udhëhequr nga kryetari i ‘Dinjitet’-it Stojançe Angellov, kërkuan nga prokurori publik Marko Zvërlevski të tregojë  se me çfarë baze i ka ndaluar RTVM-së që të publikojë ‘bombat’ e opozitës, në të cilat janë përfshirë bisedat e funksionarëve të lartë shtetërorë dhe vet kryeministrit Gruevski. Protestuesit insistojnë në dorëheqjen e kryeprokurorit Marko Zvërlevski.