Trajkovska: Mund të keqpërdoremi nga cilido nëpunës

Gazetarja Olivera Trajkovska pas takimit kryetarin e Komisionit për verifikimin e fakteve, Tome Axhiev, tha se kanë diskutuar se sa specifike është profesioni i gazetarisë.

-Ne shkuam të bisedojmë me Axhiev për atë se nëse Komisioni fare ka kuptim për specifikën e profesionit tonë dhe për atë se si kontaktet tona që i realizojmë gjatë punës sonë mund të përfundojnë në arkivat e MPB-së. Mund të keqpërdoremi nga cilido nëpunës, i cili pas kontakteve tona mund të bëj çfarëdo vërejtje. Përgjigjen që e morëm nga Axhiev ishte e pritur e kjo ishte se çdo gjë është sipas ligjeve dhe se vendimi për Jadranka Kostovën është sjellë me mbivotim gjegjësisht me shumicë votash dhe është e bazuar- tha Trajkovska.

Ajo thotë se gazetarët nuk do të jenë të befasuar nëse në Komision ekziston listë, e vizatuar, e shkruar nga ndonjë defter i dikujt, për atë se cilët gazetarë do të jenë lëndë e punës së këtij Komisioni dhe, siç thotë, kjo listë ka mundësi të jetë para dere. Edhe pse Axhiev këtë e demantoi, ai ka thënë se nëse pranon materiale, do t’i merr parasysh dhe do të sjell vendim.

“Shpallja është gati, është mbivotuar. Axhievi nuk deshi të komentonte për detale lidhur me argumentet e komisionit të cilat do ti përmbajë shpallja, derisa e njëjta nuk publikohet në faqen zyrtare të komisionit, Të gjitha detalet tjera sipas Axhiev janë votuar me shumicë. Për ne ishte me rëndësi të bisedojmë se vallë a ka njohuri komisioni për lustrim mbi specifikat e gazetarisë apo jo“- deklaroi Trajkovska. .

Gezetarja Kostova ilustrohet për gjoja bashkëpunim me shërbimet sekrete në periudhën derisa udhëhiqte emisionin e njohur “Pa titull por me shkas” në televizionin shtetëror, por komisioni nuk ka dhënë detaje se për çfarë bashkëpunimi bëhet fjalë. Ndryshe komisioni për verifikimin e fakteve  gjatë gjithë punës së tij është përballur me kritika për miratim të vendimeve në mënyrë selektive dhe se është dorë e zgjatur e pushtetit.