Sharapova dhe Uiliams në finalen e “Australia Open”

Tenistja ruse Maria Sharapova do të luaj kundër amerikanes Serena Uiliams në finalen e turneut të hapur “Australia Open”.

Sharapova kaloi në finale pasi mposhti Ekaterina Makarova me 6-3 dhe 6-2.

Nga ana tjetër, Uiliams në gjysmëfinale ishte më e mirë se Medison Kejs me 2-0 (7-6 :6-2)

Në finalen që luhet të shtunën, Sharapova do të tentojë të fitojë titullin e dytë në turneun “Australia Open” ndërsa Uiliams deri tek titulli i gjashtë në këtë turne.