Bogov: Partitë mos t’i involvojnë bankat në betejat e tyre politike

Guvernatori i Bankës Popullore, Dimitar Bogov apelon partitë politike mos t’i involvojnë bankat për betejat e tyre politike.

“Presionet politike ndaj bankave nuk janë të lejuara me ekonominë e tregut. Duke pasur parasysh se pjesa më e madhe e bankave janë në pronësi të të huajve, presionet ndaj bankave mund të ketë pasoja fatale për ambientin e biznesit në Maqedoni dhe idetë e tyre në të ardhmen. Bankat e biznesit kanë liri dhe të drejtë të plotë që vet të vendosin ku do t’i plasojnë mjetet e tyre” deklaroi Bogov.