151 miliarda dollarë janë të hyrat në kapital në Rusi për vitin 2014

Banka Qendrore Ruse informoi se të hyrat në kapital në Rusi, mbi të cilat ka ndikuar kriza në Ukrainë dhe dobësimi i rublës, në vitin 2014 ka arritur 151 miliarda dollarë.

Për dallim nga viti 2013, kur ishte 61 miliarda dollarë, në vitin 2014 të hyrat në kapital janë 2,5 herë më të mëdha.

Shkëmbimi i përgjithshëm tregtar në Rusi është 56,7 miliarda dollarë në vitin 2014, në raport me 34,1 miliarda dollarë në vitin 2013.