Gruevski në forum ekonomik në Tiranë

Kryeministri Nikolla Gruevski së bashku me ministrin e jashtëm, Nikolla Poposki, do të merr pjesë në sesionin e Forumit ekonomik të Vjenës, që po mbahet në Tiranë.

Tema e forumit aktual ekonomik të Vjenës është “Prej Berlinit deri në Vjenë- kthimi i sigurimit gjeopolitik për Ballkanin Perëndimorë”.

Kryeministri i vendit Nikolla Gruevski do të mbaj fjali në Forum ku pritet të flet për qëllimet strategjike dhe interesat e vendit, nismat për përforcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin e vendeve, si dhe për përpjekjet për përforcimin e ekonomisë si mënyrë e sigurt për përparim dhe për realizimin e synimeve të vizatuara.

Forumi ekonomik i Vjenës është formuar në vitin 2004 si formë e bashkëpunimit të iniciuar dhe mbështetur na qeveria austriake për promovimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve si dhe përforcimin e marrëdhënieve dhe lidhjeve mes Evropës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.