Meksikë : Fluturakja me drogë bie para shitores

Thuajse tre kilogram metamfetaminë kristal ranë nga qielli në qytetin meksikan Tihuana, në afërsi të kufirit me SHBA-në pasi fluturakja që është përdorur për kontrabandë të drogës ka hedhur pakon në pjesën e parkingut para shitores.

-Me siguri fluturakja nuk ka mundur ta mbajë peshën e pakos dhe për këtë është rrëzuar, thotë policia meksikane.

Policia njoftoi se nga fluturakja e rrëzuar ka arritur të nxjerr gjashtë pako me metamfetaminë me peshë prej 2,7 kg.