ASHAAV: LSDM ka më shumë kohë në media sesa VMRO DPMNE

LSDM ka më shumë sekonda se VMRO DPMNE në TVM, Kanal 5, Sitel dhe Temla, tregojnë raportet e para e mbikëqyrjes së televizioneve të Agjencisë së shërbimeve audio dhe audio- vizuale.

“Mbikëqyrja e Agjencisë së shërbimeve audio dhe audio- vizuale për punën e servisit publik të TVM-së për periudhën 2-11 shtator, ka treguar se orari qendror i lajmeve të orës 19-30 më i përfaqësuar ka qenë LSDM në raport me VMRO DPMNE. Gjegjësisht nga 3 orë e 47 minutave, për LSDM-në janë ndarë 7,49% e kohës ndërsa për VMRO DPMNE 4,12%”, thuhet në raport.

Në kategorinë “fjalime direkte të subjekteve”, nga ASHAAV konstatojnë se për LSDM janë shpenzuar 15,16% nga koha ndërsa 3,36% për DPMNE-në.