Vërshimet po qetësohen, por sollën rrëshqitje dhe nëpër rrugë

 

Ujërat në rajonin e Kumanovës mbrëmë shkaktuan derdhje të shtretërve të lumenjve Kumanovka, Konjarka dhe Pçinja ndërsa uji vërshoi numër të vogël të shtëpive në Sredorek, Proevcë dhe Tabanovcë.

Në komunën Novaci gjatë ditës së sotme është punuar për ndërtimin e digës mbrojtëse në fshatin Logovard, Poeshevë dhe digën e dëmtuar në kanalin e 13-të përgjatë Crna Reka.

“TPPE Bitola” është duke punuar në pompimin e ujit në Novaci.

Në fshatin Novaci është duke u përforcuar diga mbrojtëse rreth fshatit nga ana e djathtë e rrugës. Krahas banorëve prezent janë edhe ekipet e MSHSH. Niveli i ujit tek fshati Novaci është zvogëluar. Ndiqet gjendja me fshatrat dhe do të ndërtohen diga në fshatrat Ribarci dhe Optiçari ku pritet rritje e nivelit të ujërave. Në komunën Mogila shpërndahet ujë për pije në fshatrat, Çarlia, Mojno, Radobor dhe Noshpal.

Në aksin rrugorë Katlanovë- Veles pas stacionit pagesorë Sopot, për shkak të rrëshqitjes së mundshme, trafiku në mënyrë parandaluese zhvillohet në një shteg në gjatësi prej 200 metra. Është vendosur edhe sinjalizimi përkatës i trafikut- njoftojnë nga LAMM.

Në aksin rrugorë Stracin- Kriva Palankë në dalje të Stracinit në drejtim kah Kriva Palanka, për shkak të rrëshqitjes e zënë është shtegu i tretë i korsisë në gjatë prej 150 m.

Është vendosur edhe sinjalizimi përkatës i trafikut.