Turistët nga Shqipëria zëvendësuan Grekët në Pelister

Viteve të fundit, pasi që mysafirët Grekë humbën interesin të  pushojnë në Pelister, sa vjen e më shumë rritet numri i turistëve nga Shqipëria. Edhe këtë vit tashmë ja kanë vënë syrin “Molikës” për kremtimin e  Krishtlindjeve katolike dhe Vasilicën,  Vitin e vjetër të ri.

  • Tashmë për 12 dhjetor kemi rezervime nga Shqipëria, teka ata është festë, kështu që gjatë fundjavës  në hotelin tonë vijnë  grupe të tëra. Gjithashtu, ata janë të interesuar që festat fetare që prin t’i kalojnë në Pelister. Viteve të fundit hoteli  më shumë është i vizituar nga Turistët e Shqipërisë, Plonisë dhe Sllovenisë, kurse për dallim prej më herët, mysafirët nga Greqia sa vjen janë më të rrallë- thotë Marija Mitrevska, drejtore e hotelit “Molika”.

Hoteli “Molika” i cili punon në suaza të ELEM-it, do të investojë rreth 2 milion euro për renovimin e objektit dhe ndërtimin e një salle  të re konferencash, për 100 pjesëmarrës, pishinë  dhe saunë.

  • Në pjesën e prapme hotelit do t’i shtohet edhe një pjesë me përbërëse, investimi është siguruar, bëhet projekt, shpresojmë se kjo do të na sjell akoma më shumë turistë në Pelister- thotë Mitrevska.

Aktualisht bëhen edhe provat e fundit dhe përgatitjet për teleferikun “Kopanki”dhe ashensorin për ski. Ajo për të cilën shpresojnë nga hoteli “Molika”, është se këtë dimër do të ketë borë të mjaftueshme dhe  vizitorë do të mund të kënaqen në bukuritë malore dhe në sportet e bardha.

A.B.