Ndërron jetë një punëtor pasi i bie një tub i hekurt në kokë

Një punëtor nga Shkupi, në qendrën e qytetit ka vdekur, pasi që në kokë i ka ra një tub i hekurt.

Ashtu siç ka njoftuar policia, fatkeqësia ka ndodhur dje rreth orës 15:40 në Shkup, në rrugën, “Makedonija”, në objektit ku ndërtohet ndërtesa e “ELEM”-it, gjatë orarit të punës. Të ndjerit T.P. (51) nga Shkupi, i ka rënë tubi i hekurit nga skela, i cili i njëjti ka ndërruar jetë menjëherë. Vdekjen e ka konstatuar mjeku.

Në vendngjarje, ekipi i SPB-Shkup, ka kryer ekspertizën. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për në autopsi. Janë ndërmarrë të gjitha masat për pastrimin e plotë të rastit.