122 organizata civile kërkuan mbështetjen e qytetarëve, institucioneve dhe Qeverisë

Sulmi ndaj organizatat civile nuk është vetëm lajm propagandues që dëgjohet vetëm nëpër media. Kjo është sulm ndaj shoqërisë civile, nderit, dinjitetit të qytetarëve që janë lindur këtu, jetojnë, punojnë, paguajnë tatimet ndërsa punën e vet, profesionale apo vullnetare, e kanë përkushtuar për përmirësimin e jetëve të qytetarëve në këtë shtet”, porositi drejtorja ekzekutive e Komitetit të Helsinkit, Urania Pirovska.

Në konferencën e sotme, 122 organizata civile nën moton “Patjetër të mbrojmë shoqërinë civile në Maqedoni” kërkuan mbështetjen e qytetarëve, institucioneve, qeverisë aktuale dhe asaj të ardhshme për shkak të sulmeve ndaj shoqërisë civile kohën e fundit.

“U ftojmë t’i mbështetni organizatat, grupet, komunitetet dhe individët të cilët në mënyrë aktive angazhohen për vlerat demokratike të Maqedonisë, të rreshtoheni në mbrojtjen e sektorit civil, i cili 25 vite vepron si kontroll dhe mbështetës i punës së institucioneve dhe ta mbroni shoqërinë civile e cila angazhohet për respektimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve”, thuhet në apelin e sotëm.

Vala e fundit e sulmeve erdhi nga tre individë të organizuar nën emrin “Stop Operacionit Soros” ndërsa njëkohësisht çdo ditë nga 9 orë, VMRO DPMNE dërgon njoftime me tone të njëjta, ku akuzohen OJQ se janë pjesë e komplotit për shkatërrimin e shtetit.

Duke prezantuar një pjesë të njoftimeve të nënshkruara nga 122 organizata nga mbarë vendi, të cilat punojnë në sfera të ndryshme, Pirovska porositi se sulmi ndaj shoqërisë civile është sulm ndaj veglës më të fuqishme të qytetarëve me të cilën ata mund të kontrollojnë dhe korrigjojnë pushtetin.

Sektori civil nuk është i kontrolluar nga asnjë qendër e fuqisë, por vetëm nga qytetarët, tha Arijanit Xhaferi nga “Eko Gerila”.

“I hedhim dhe i vlerësojnë tendencioze akuzat për organizatat nga sektori më i gjerë civil në Maqedoni, me të cilat ato etiketohen si “instalime shkatërruese, mercenarë dhe banda”. Nuk ekziston “qendër e fuqisë” tek organizatat civile sepse në konceptin dhe idenë e shoqërisë civile, fuqinë e vetme e kanë qytetarët”, tha Xhaferi.

Kontrollet intensive dhe hulumtimet ndaj funksionimit financiar të OJQ-ve, siç theksoi Fani Karanfilova- Panovska, drejtore ekzekutive e Fondacionit “Shoqëria e Hapur- Maqedoni”, krijojnë përshtypjen se bëhet fjalë për presion të qëllimtë dhe mbjelljen e frikës.

“OJQ-të rregullisht i plotësojnë me rregull obligimet ndaj shtetit dhe angazhohen për menaxhim të mirë dhe transparent në të gjitha sferat e shoqërisë. Prej këtu, kontrollet e orkestruara shtetërore ndaj funksionimit financiar të dhjetëra organizatave në të njëjtën periudhë, lënë përshtypjen për presion tendencioz dhe të qëllimtë, mbjelljen e frikës dhe dëmtimin e sektorit të lirë civil”, tha Karanfilova- Panovska.

Ajo, në emër të OJQ-ve u bëri thirrje përfaqësuesve të partive politike, qeverinë aktuale dhe të ardhshme, përfaqësuesit e institucioneve dhe qytetarëve t’i mbështetin grupet e sulmuara, duke porositur se mbështetja e tillë e sektorit civil dhe mbështetja e qytetarëve, të cilët janë bartës të sovranitetit të RM-së.

E pyetur nëse ka njohuri a është edhe Prokuroria publike e përfshirë në hetimet për punën e OJQ0-ve, Panovska tha se njohuri të tilla tash për tash nuk ka, por nuk hodhi poshtë mundësinë këtë mundësi duke shtuar se edhe kontrollet e deritanishme, mes tjerash, edhe nga ana e Drejtërosë për kundërzbulim financiar, edhe atë për punë që nuk hynë në kontrollet normative, është dëshmi e mjaftueshme se bëhet fjalë për presion.

“Kontrollet intensive tek një numër i madh i OJQ-ve janë formë presoni, në veçanti  tani që, në vend që për vitin e kaluar, kontrollohet dokumentacioni për pesë vite më herët gjegjësisht për punën financiare 2012-2016”, tha Panovska.

Urania Pirovska njoftoi se është ngritur padi penale kundër DAP-t për shkak të të dhënave të publikuara nga “Stop Operacioni Soros” dhe raste tjera.

“Bëhet fjalë për keqpërdorim të të dhënave personale” tha Pirovska duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.