Zaevi paralajmëron kundër padi për ofrim të rryshfet

Zoran Zaev u prononcua për rastin “Puçi” para prokurorit publik. Pas marrjes në pyetje që zgjati një orë e gjysmë, para gazetarëve deklaroi se nuk do të shpalos detaje nga marrja në pyetje para organeve kompetente, por tha se nuk është mbrojtur me heshtje. Bëri thirrje që disa individ në prokurorinë publike dhe gjyqësorin të marrin guximin për të gjykuar dhe marrë vendime në përputhje me Ligjin dhe Kushtetutën.

“Tanimë një vit e gjysmë po mundohen se si të kurdisin mitmarrje ndaj kryetarit opozitar. Katastrofë, në të gjitha mënyrat e mundshme po tentojnë ta bëjnë këtë. Ajo që dua vetëm ta plotësojë është se po përgatitet kallëzim penal që do të dorëzohet nga ana ime për ofrim të paramenduar të ryshfetit dhe kontraktim të paramenduar për kurdisje të ryshfetit”, për çka paralajmëroi kundër- kallëzim penal deklaroi Zoran Zaev – lider i LSDM-së

Zaevi në tribunën e mbrëmshëm të LSDM-së publikoi emrin e njeriut, që sipas të cilit, ka bashkëpunuar me pushtetin dhe ka tentuar me t’i  bëj kurth. Bëhej fjalë për Ivo Saçivaliev nga Strumica, pronar i kompanisë së konservavev nga Strumica