Maqedoni Gruevski me gjysmën e kabinetit qeveritarë në takimin me Han

Gruevski me gjysmën e kabinetit qeveritarë në takimin me Han

Kryeministri Nikolla Gruevski, i shoqëruar nga Zoran Stavrevski, Nikolla Todorov, Nikolla Poposki. Ilij Dimoski i Martin Protugjer, sapo kanë arritur në rezidencën e Bashkimit evropian në Przhino.

Pritet që euro komisari Johanes Han fillimisht të ketë takim vetëm me përfaqësuesit e partisë qeveritare.

Pas përfundimit të këtij takimi duhet të arrijnë përfaqësuesit e BDI-së, dhe pastaj PDSH.

Pasi do të mbarojnë takimet veç e veç, duhet të mbahet një takim i përbashkët.

Lideri i SDSM, Zoran Zaev, pas përfundimit të takimit të tyre me Han tha që i kanë prezantuar argumentet e tyre dhe shtoi që pa kushte të pastra si kristal për zgjedhje, ato nuk do duhej të mbahen.

“Opozita është faktori më i rëndësishëm që të sigurojë ditë të pastra parazgjedhore dhe zgjedhore. Mendoj që edhe kryeministri e ka të qartë se nuk ka kohë të mjaftueshme për tu pastruar lista zgjedhore dhe që afatet po tejkalohen- deklaroi Zaev.