Grekët sot zgjedhin mes ndryshimeve dhe status- kuosë

Mbi 9,8 milion qytetar grek sot vendosin për të ardhmen e shtetit për zgjedhjet më kritike në shtet deri më tani. Shpresë për ndryshime me Siriza-n e cila do të fut një dozë të pasigurisë gjatë bisedimeve me kreditorët evropiane ose vazhdimin e politikës së Demokracisë së Re që “mos të luhatet anije greke”.

Votimet përfundojnë në orën 19 ndërsa rezultatet e para zyrtare priten kah ora 21.30 sipas kohës lokale.

Siç njoftojnë nga Ministria e punëve të brendshme votimi në 19.449 vendvotimet zhvillohet pa probleme dhe incidente. Në disa vendvotime të caktuara nëpër Greqi dhe ishujt grek ka vonesë për shkak të motit.

Ylli kryesorë i zgjedhjeve është lideri i SIRIZA-s, Aleksis Cipras i cili u prit para njësisë zgjedhore nga qindra gazetarë dhe fotoreporterë. Tërë Greqia dhe Evropa nuk kanë dyshime se SIRIZA do të fitoj në zgjedhje, por mezi presin të zgjidhet dilema se a do të arrij Cipras të merr mbështetje të lartë që vet të formoj Qeveri apo sërish do të provoj të formoj qeveri koalicioni. Pas 10 minutave pamundësi të deklarohet për shkak të prezencës së madhe të gazetarëve, Cipras hipi mbi karrige për ta dërguar porosinë e fundit deri tek votuesit.

-Përgjegjësia u takon të gjithëve. Sot është një ditë historike, krenaria dhe dinjiteti po kthehen sërish. Populli grek duhet ta ndërmerr hapin me të cilin do ta kthej shpresën, do t’i vë fund frikës dhe ta kthej demokracinë dhe dinjitetin e shtetit. Dilema është e qartë, populli duhet të vendos se a do të kthehet në Greqi Treshja për masat që i vendosi Samaras apo prej nesër do të fillojnë bisedimet e vështira për kthimin e dinjitetit- deklaroi Cipras me qëndrim të një kryeministri tanimë të emëruar. Kryeministri i deritanishëm

Andonis Samaras shprehi optimizëm për fitore.

 

M.P.