Ivanovi thirr takim të jashtëzakonshëm të kreut shtetëror

Pas incidentit të sotëm në Gushincë të Likovës, presidenti Gjorge Ivanov thirri një mbledhje, në të cilën të gjitha institucionet që kanë të bëjnë me mbrojtjen, sigurinë e vendit dhe shërbimet e kundërzbulimit, do të informojnë krerët e shtetit për ngjarjet aktuale.

Takimi do të mbahet në Kabinetin e Presidentit, pas kthimit në vend edhe të kreut të Qeverisë dhe të Kuvendit. Data e mbajtjes së takimit do  të njoftohet në të ardhmen, në një njoftim të radhës nga Presidenca.