Në Estoni sot mbahen zgjedhjet parlamentare

Në Estoni sot mbahen zgjedhjet parlamentare, në të cilat pritet që të fitojë partia reformiste në pushtet, lider i të cilës është kryeministri aktual Tavi Roivas.

Sipas sondazheve më të reja, partia reformiste do të fitojë 26% e votave, partia opozitare pro- ruse Centriste 22% dhe social- demokratët 19%.

Vendet e votimit mbyllen në orën 19 sipas kohës lokale evropiane ndërsa fituesi pritet të caktohet gjatë natës.