Zhduket një vajzë 15 vjeçe nga Tetova dhe djalë 22 vjeçar nga Kumanova

Dje në Tetovë, D.M (49) nga fshati Brvenicë ka lajmëruar se është zhdukur vajza e tij 15 vjeçe. Sipas deklaratës së babait, vajza herën e fundit është parë më 23.01.2015 rreth orës 14.00

Si i zhdukur është paraqitur edhe një djalë 22 vjeçar nga Kumanova. Në polici zhdukjen e tij e ka paraqitur nëna e tij A.T.M.

Policia ndërmerr masa për gjetjen e tyre.