Kriza me gazin mund të jetë më e madhe se kriza me benzinën

Llogaria e bllokuar e “Makpetrol” më shumë mund të shkaktoj krizë në lidhje me livrimin e gazit sesa të benzinës, vlerësojnë ekspertët e energjetikës të cilët i kontaktoi “Meta”.

Sipas Atanasko Tuneski, profesor i Fakultetit makinerik dhe ish drejtor i MEPSO-s, nëse ndodh krizë me benzinën, atë do ta zgjidhin kompanitë tjerë private më të vogla që do të kompensojnë me import më të madh. Ai nuk parasheh se kriza e këtillë mund të zgjat.

“Nuk pres problemi me benzinën dhe derivatet të zgjat. Kompanitë tjera më të vogla private do ta mbulojnë mungesën e benzinës, dhe ndoshta do të ndodh një krizë e vogël. Për konsumatorët e vegjël, nuk është me rëndësi se në cilën pompë të benzinës do të vendosin karburant” thotë Tuneski.

Për shkak të llogarisë së bllokuar, “Okta” sot ndaloi livrimin e karburantit në “Makpetrol”.

Gjendja me furnizimin e gazit, sipas Tuneskit është problem edhe më i madh sepse pa këtë lëndë djegëse do të ngelin shumë institucione dhe kompani.

“Gjendja me livrimin e gazit është problem i madh sepse do të pamundësohet furnizimi i institucioneve dhe kompanive me gaz. Llogaria e bllokuar do të pamundësoj pagimin e gazit ndaj “Gazpromit” që do ta vendoste nën pikëpyetje livrimin”, shtoi Tuneski.

Tuneski nuk e ka të qartë pse është bllokuar llogaria e “Makpetrol” kur në këtë rast kontestues është “Oilko”.

Konstantin Dimitrov, profesor në Fakultetin e makinerisë thotë se nuk është shumë i njoftuar me rastin e “Makpetrol”, por siç thotë, mendimi i tij laik është se “gjendjen me benzinën do ta zgjidhin importuesit”.

Gazin natyral e përdorin dhjetëra kompani të mëdha, Qendra klinike, Ministria e mbrojtjes, Spitali i përgjithshëm i qytetit 8 Shtatori, katër shkolla në Shkup, distributori “Kumanovo gas” si dhe të gjitha fabrikat në zonën e lirë ekonomike “Bunarxhik”.