Rama pohon se mardhëniet me Serbinë kurrë

Kryeministri Edi Rama dekaroi sot në një intervistë për Al Jazeera Balkans se në takimet e sotme në Bruksel pothuajse janë dizenjuar dhe aprovuar bazat e rrjetit infrastrukturor, që do t’i lejojë vendeve të Ballkanit Perëndimor që bashkë me Bashkimin Europian, të investojnë në ndërlidhje. Kryeministri Rama këtë e cilësoi si një arritje që nuk mund të imagjinohej disa vite më parë.

Kreu i qeverisë gjithashtu u shpreh se beson fort se Shqipëria është gati për hapjen e negociatave, megjithëse shton se Europa është në një moment tepër të veçantë dhe se nuk kemi të bëjmë thjesht me një vendim teknik, por më shumë me një vendim politik. –
Lidhur me deklaratat për bashkimin e Shqipërisë me Kosovë, Kryeministri Rama u shpreh se këto deklarata janë nxjerrë jashtë kontekstit. “Procesin e integrimit duhet ta kuptojmë si një instrument unik për të modernizuar realitetet tona dhe në të njëjtën kohë për të na bashkuar me njëri tjetrin, në familjen e madhe të bashkuar europiane”, tha Rama.
Ndërsa lidhur me marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë, Kryeministri Rama u shpreh se, këto marrëdhënie nuk kanë qenë kurrë më të mira.
Intervista e Kryeministrit Edi Rama dhënë në Bruksel për televizionin Al Jazeera Balkans