Maqedoni MPB: Dokumentet e Zaevit janë gënjeshtër, DSK-ja kurrë s’ka ndjekur gazetarë në...

MPB: Dokumentet e Zaevit janë gënjeshtër, DSK-ja kurrë s’ka ndjekur gazetarë në mënyrë paligjshme

Ministria ePunëve të Brendshme përmes njoftimin reagon ndaj konferencës së sotme të shtypit të liderit të LSDM-së, në të cilin thuhet se dokumentet që sot i prezantoi Zaev, e që kanë të bëjnë me përgjimin dhe ndjekjen e gazetarëve, janë gënjeshtër e kulluar e jo dokumente të DSK-së.

“MPB dhe DSK gjatë udhëheqjes së deritanishme asnjëherë në mënyrë joligjore nuk kanë ndjekur e as nuk kanë bërë analizë ndaj gazetarëve. Tërësisht i kemi respektuar Kushtetutën dhe Ligjet e RM-së dhe kemi punuar në përputhje me të njëjtat. Ashpër demantojnë të gjitha shpifjet e publikuara sot nga ana e të dyshuarit të katërt, Zoran Zaev”- thuhet në njoftimin e MPB-së.

Në fund të njoftimin thuhet se me aktvendimin e sotëm për një prej të dyshuarve ka filluar epilogu për rastin “Puçi”.