Maqedoni Gjermania emëroi të dërguar special për zgjidhjen e krizës në Maqedoni

Gjermania emëroi të dërguar special për zgjidhjen e krizës në Maqedoni

Shefi i diplomacisë gjermane, Frank Valter Shtajnmaer, ka emëruar të dërguar special për Maqedoninë që duhet të ndërmjetësoj për zgjidhjen e krizës në vend.

I dërguari special, siç njoftohet, në koordinim me përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së në vend do të ndërmjetëson për zgjidhjen e krizës.

“Ministri i jashtëm Shtajnmaer ka emëruar të dërguar special për Maqedoninë. Ambasadori Hajndl do të koordinohet me përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së për mbështetjen e përpjekjeve për ndërmjetësim” thuhet në tuitin e ministrisë së jashtme të Gjermanisë.

 

Johanes Hajndl ka lindur në vitin 1956 në Munih. Ka qenë gazetar, diplomat ndërsa nga korriku 2015 është ambasador i Gjermanisë në Austri.

Hajndl ka punuar si gazetar në radion e Bavarisë, para se të hyjë në shërbimin diplomatik në vitin 1987.

Ka qenë i punësuar në ambasadën gjermane në Jugosllavi ndërsa më pas me këmbim është punësuar në Departamentin shtetëror amerikan.

Hajndl mes viteve 2001-2004 ishte shefi i repartit për Ballkanin Perëndimor ndërsa në pas deri vitin 2006 përfaqësues për Evropën Juglindore dhe Turqinë para se emërohet zv- shef në misionin e SHBA-së nga viti 2009.

Nga 3 shtatori 2009 deri vitin 2011 ka qenë ambasador në Çeki ndërsa prej korrikut 2015 është ambasador gjerman në Austri.