Maqedoni Deputetët sot do të votojnë buxhetin e Janevës

Deputetët sot do të votojnë buxhetin e Janevës

Deputetët në seancën e sotme pritet të miratojnë buxhetin e prokurores speciale publike Katica Janeva që të mund të punoj institucioni i saj.

Mjetet prej 63.420.428 denarë gjegjësisht rreth 1 milion euro, siç thuhet në vendim, do të përdoren për funksionim të pandërprerë dhe funksionim autonom të Prokurorisë publike për ndjekjen e kriminalitetit lidhur me pohimet nga bisedat e përgjuara për tremujorin e fundit të vitit 2015-të.

Në vendimin e Qeverisë rekomandohet ridestinim i mjeteve në suazat e mjeteve të planifikuara me buxhetin e RM-së për vitin 2015-të që të sigurohen mjete financiare për realizimin e planit financiar të Prokurorisë publike për ndjekjen e kriminalitetit lidhur me pohimet nga bisedat e përgjuara.

Financat për prokurorinë speciale të premten u votuan nga Komisioni për financim dhe buxhet dhe Komisioni juridiko- ligjvënës.

Para se të miratohet buxheti në Kuvend, ai u shqyrtuar edhe në Qeveri dhe Këshillin e prokurorëve publike. Në Këshill mori dritë jeshile edhe krahas asaj që Këshilli u ankua se prokuroritë në Maqedoni punojnë në kushte të rënda dhe buxhete të vogla.

Më herët, Këshilli votoi vetëm 7 nga gjithsej 14 ndihmës- prokurorë që i kërkoi Janeva.