Maqedoni Miloshoski: Me vendimin e Janevës për faljen e Zaevit nuk ka arsye...

Miloshoski: Me vendimin e Janevës për faljen e Zaevit nuk ka arsye pse të ekzistoj PSP

VMRO DPMNE sot sërish reagoi ndaj vendimit të Prokurorisë Speciale për tërheqjen e aktakuzës për rastin “Puçi”. Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të partisë, Antonio Miloshoski në konferencë shtypi tha se PSP nuk ka kurrfarë “legjitimiteti profesional dhe institucional” dhe se është “vetëm vegël politike dhe dorezë e vazhdar” e kreut të LSDM-së, Zoran Zaev.

“Opinioni e din se Zaevi është fajtor për tentim për “Puç” dhe për organizimin e një grupi kriminal dhe të spiunimit së bashku me Zoran Verushevskin. Ky grup kriminel në mënyrë joligjore ka ndjekur komunikime dhe më pas i ka fabrikuar dhe montuar material nga këto përgjime joligjore, vetëm që t’i ndihmohet Zaevit të rrëzoj pushtet që është zgjedhur në mënyrë legale dhe të vijnë në pushtet pa mbështetjen e qytetarëve. Zoran Zaev dhe Verushevski janë deri në fyt të zhytur në krim dhe për këtë ishte e domosdoshme Katica Janeva t’i fal dhe shpëton nga përgjegjësia penale dhe gjyqësore” tha Miloshoski.