Nen Sekcioni Kriza në Maqedoni të hënën në Këshillin për punë të jashtme të...

Kriza në Maqedoni të hënën në Këshillin për punë të jashtme të BE-së

Situata politike në Maqedoni do të jetë një prej temave për të cilat të hënën në Luksemburg do të debatoj Këshilli për punë të jashtme të BE-së.

“Në prill të vitit 2015, Këshilli shprehi shqetësim serioz lidhur me përkeqësimin  e gjendjes në vend e në veçanti në fushën e të së drejtës, drejtat elementare dhe liritë e mediumeve. Këshilli iu bëri thirrje të gjitha palëve që të marrin përgjegjësi dhe masa urgjente për zgjidhje të qëndrueshme, në mënyrë konstruktive të përfshihen në rifillimin e dialogut politik për kthimin e besimit në institucione. Komisari i zgjerimit, Johanes Han vizitoi Shkupin më 2 qershor dhe u takua me liderët e partive kryesore politike për gjetjen e zgjidhjes për krizën aktuale në vend. U arrit marrëveshje për disa çështje, përfshirë edhe përkushtimi drejt zbatimit të reformave