Maqedoni Gjermania deri te VMRO DPMNE: Tregoni vullnet dhe zbatoni Marrëveshjen e Përzhinos

Gjermania deri te VMRO DPMNE: Tregoni vullnet dhe zbatoni Marrëveshjen e Përzhinos

“Diplomati i ngarkuar për Ballkanin Perëndimor, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s, d-r Ernst Rajhel, më 28 tetor 2015 ka thirrur në bisedë ambasadorin maqedonas në Berlin, Sasho Markovski në MPJ-në për t’ia shprehur zhgënjimin e qeverisë për zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos, që edhe më tej qëndron e bllokuar” njoftojnë nga ambasada gjermane në Shkup.

Në njoftim gjithashtu thuhet se “VMRO-DPMNE duhet ta tregojë vullnetin e duhur dhe sa më shpejtë që është e mundshme në mënyrë konstruktive t’i zbatojë marrëveshjet e 2 qershorit dhe 10 korrikut 2015.

“Qëllimi i Marrëveshjes është që të krijohen mundësi të barabartë për të gjitha partitë në zgjedhjet e ardhshme, para se gjithash, përmes zbatimit të rekomandimeve për reforma që përmenden në raportin e ashtuquajtur të Pribes. Mos- zbatimi i mëtutjeshëm do të ketë pasoja në vlerësimin e vendit nga ana e KE-së në raportin e ardhshëm për përparim” thuhet në njoftimi e ambasadës gjermane.

Në reagim thuhet edhe se LSDM edhe më tej duhet të sillet në mënyrë konstruktive dhe mos të vazhdoj me publikimin e “bombave”.